Zv.kryeministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në interpelancën e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike ka reaguar pas akuzave se me përfundimin e punimeve të Thumanë-Kashar, është mbyllur dalja e rrugës së vjetër.
Balluku u shpreh se nuk ka ndryshim nga projekti fillestar i Thumanë-Kashar dhe se insfrastruktura është sipas paramentrave të Bashkimit Evropian.
“Jemi krenar se Shqipëria ka ndërtuar infrastrukturën e saj rrugore me parametrat e BE.
Sot Shqipëria kryeson listat e destinacioneve turistike. Infrastruktura është një nga kolonat mbajtëse të zhvillimit ekonomik të vendit, sektori i turizmit, kontributori kryesor i ekonomisë së vendit.
U desh puna nga të gjithë deputetët socialistë dhe ministrat që Shqipëria të ishte pjesë e këtyre korridoreve sepse ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, turistik të vendeve. Korridori Blu sot, kalon tejpërtej në Shqipëri.
Sot kemi segmentin e parë prej 21 km që është ai Thumanë-Kashar, i ndërtuar sipas parametrave të kategorisë A dhe shembull për tu marrë nga autostradat në vazhdim.
Segmenti Thumanë-Milot, Milot-Balldren dhe segmentet e jugut. Segmenti që fillon nga Kashari-Lekaj-Bypass i Fierit, me korridor të kategorisë A.
Kur ndërtojmë autostrada të këtij niveli ka dhe një problematikë që u lind komuniteteve”, deklaroi Balluku,
Më tej, Ministrja theksoi se banorëve të Thumanës u është dhënë zgjidhje provizore. Ajo shtoi se projekti nuk ka qenë kurrë i fshehtë, duke hedhur poshtë akuzat e demokratëve.
“Po ndalem te Thumanë-Kashar: Ka pasur ndërhyrje të shumta që kanë qenë publike, transparente.
Ka qenë projekt i ndarë në forume, tryeza të ndryshme dhe s’ka qenë kurrë i fshehtë për askënd.
4 nyje Thumanë-Kashari nuk i ka pasur. Thumanë-Kashari ka 2 nyje që janë pjesë e projektit. Pjesë e studimit kanë qenë 3 nyje, edhe ajo e Gramzës.
Nuk ka ndryshim nga projekti fillestar dhe bëhet fjalë për hyrjen e Rinasit dhe hyrjen e Kasharit. Ajo nyje që do zgjidhe problemin e Thumanës, Krujës dhe Fshuë-Krujës, është nyja e Thumanës që ndodhet soi pjesë e projektit që do vazhdojë nga Thumana në Milot dhe ëhstë 4 km larg mbiukalimit ekzistues sot në Gramëz”, shtoi ajo.
/a.r