Gjatë parashtrimit të interpelancës së sotme, Gazment Bardhi e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si kreun e aktivitetit të transportit të mbetjeve të rrezikshme.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se ky është vazhdimi i helmimit të popullit përmes kanaleve të panumërta dixhitale.
“Telenovela e kësaj u shfaq bashkë me vrasjen e Pogradecit. Vetë raporti që i referoheni shprehet se ka dyshime, jo fakte apo prova. Teksa hetimet vazhdojne, goja e pangijshme e politikës ka gjetur fajtorët dhe ka ngritur akuzat. Dhe fajtor është regjimi me mua në krye. Kam kohë që nuk merrem me gojët e tellallëve të hapura si penxheret e katit të tetë” – tha Rama.
/a.r
LIVE:
“Jam këtu sot për t’ju përgjigjur një kërkese për interpelancë në shfrytëzim abuziv të rregullores dhe misionit të deputetit, pas një serie fletërrufesh të akuzave dhe fantazive malinje për të helmuar shqiptarët përmes kanarizimvee të panumërta të botës digjitale. E tillë është edhe kërkesa për këtë interpelancë. Burimi tjetër i kësaj telenovele që u shfaq paralelisht me ngjarjen e Pogradecit ku një i vrarë u bë mish i grirë për organizmin ripërtypës të tellallëve të politikës, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh. Vetë organizata joqeveritare ndërkombëtare shprehet se ka dyshime për mundësin që një sasi mallrash të nxjerra nga përpunimi industrial, janë mbetje të rrezikshme. Pra dyshime, asgjë e vërtetuae! Asnjë certIfikatë, asnjë provë e faktuar ende. Deri tani, vetëm dyshime.
Sidoqoftë, qysh në çastin e sinjalizimit agjencitë ligjzbatuese kanë nisur herimin në bashkëpunim me organet evropiane. Ndërkohë që OLAF vazhdon të hetojë goja e pangishme e urrejtjes ka ngritur akuzat dhe ka caktuar fajtorët. Akuzat ekstreme dhe fajtorët kriminelë të regjimit imagjinar me mua në krye. Duke llogaritur se qysh se ajo gojë shumë tellalëshe merret më mua, më është bërë si rregull një akuzë në javë. Unë kam kohë që nuk merrem si më parë me akuza…”
Teksa theksoi se organet kompetente po hetojnë mbi atë që deri më tani është veçse një dyshim, kreu i qeverisë shtoi se këto mallra në bazë të verifikimeve të kryera nuk rezultojnë të rrezikshme.
“Duke qenë se luhet jo me mua, por me nervat dhe ndjeshmërine e shqiptarëve që tani po u flitet për Shqipërinë si një gropë mbejtesh të rrezikshme, kam detyrimin të sjell disa fakte të thjeshta. Pastaj vetëm hetimi mund të sjellë përgjigje përfundimtare. A është kryer eksport? Sipas të dhënave të bëra publikisht, në çdo deklaratë, dokument, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë, nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën nga laborati i BE. Mallrat e deklaruara janë transportuar nga porti i Durrësit drejt porteve eruopiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes kontenierëve me reputacion. Kanë qëndruar dhe janë magazinuar përkohësisht në vendet e BE, ku askush nuk i ka penguar. Nga verifikimet, mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme as në katalogët europianë. E njëjta gjë vlen edhe nga pikëpamja e legjislacionit portuar dhe trasportit detar. Këto mallra nuk futen tek ato të rrezikshme. Në rastin më të mirë është alogjik, në më të keqin kemi të bëjmmë me një aludim osikopatologjik, i aluduar nga burimet ndotëse të Tiranës politike, apo mediatike.”