Vangjel Tavo mori zyrtarisht mandatin nga Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve , i cili i hapi rrugë edhe betimit të tij në Këshillin Bashkiak të Himarës.
“Sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike vendosi dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”, bën me dije KQZ.
Disa ditë më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e palës paditëse Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” për zgjedhjet në bashkinë Himarë.
Ky vendim i hapi rrugën që KQZ t’i japë mandatin e fituar me 4 gusht Vangjel Tavos.
Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës me 1477 vota diferencë përballë rivalit të tij nga koalicioni opozitar, Petro Gjikuria.
/a.r
E gëzofsh detyrën e re…dhe pse s’je shqiptar…puthe fort Edi Ramën…që t’a dhuroi Himarën shqiptare . Është e jona Shqipëria