Forcat e antidrogës në Perugia të Italisë kanë finalizuar me sukses operacionin për arrestimin e bosit shqiptar të drogës.
Ai është 30-vjeç por emri i tij nuk bëhet me dije nga mediat italiane. Sipas këtyre të fundit, policia kishte disa javë që kishte nisur të vëzhgonte dhe mbante nën kontroll çdo lëvizje të 30 vjeçarit.
Ai njihej si shpërndarësi më i madh i drogës në të gjithë zonën e Peruxhias.
Arrestimi i tij u bë në flagrancë në zonën e San Marinos, teksa ishte duke shkëmbyer drogën me një bandë tjetër, e cila ishte duke e pritur me një mikrobus.