Analisti Lorenc Vangjeli ka replikuar mbremjen e sotme ne Top Channel sa i perket marrjes se Sali Berishes si te pandehur nga drejtesia.
Lorenc Vangjeli: Ne kemi parë në ndeshjen mes palëve, njëra është e zhurmshme, Berisha dhe ekipi i tij, të dyja palët, shkojnë atje ku i pret arbitri, pra gjykata. Të nxjerrim disa konkluzione për qasjen e kësaj historie. 250 ditë në arrest shtëpie, dhe katër vite hetim, arritëm në këtë moment.
Ti themi gjërat hapur, jemi të barabartë përpara ligjit. Sot, nëse me këtë rrjedhë që morën ngjarjen, prokuroria krijon… Të bënte edhe kërkesën për ndryshimin e masës së tij. Ata e kanë bërë gabim.
Genc Gjokutaj: Po pse se bëjnë pra?
Lorenc Vangjeli: Besoj që janë peng i një tradite të vjetër që e shikon masën e sigurisë me syze bolshevike. Nga ana tjetër Berisha duhet ta shmangte këtë harraç që duhet ta paguante këto 250 ditë. Çfarëdo lloj provash të sjellë Berisha, ne sërish do të jemi ndarje në dysh të publikut.
Nga ana tjetër sikur të majtët të mos kenë asgjë në këtë dosje, ata do të thonë se Berisha është djalli dhe duhet të ketë 7 palë kyçe në ferrin e tij. Më shumë se politikë ne na duhet një ristartim i mendësisë tonë. Ne vijojmë të mbetemi peng i llogoreve të ‘91, mendojmë edhe më shumë se në atë kohë.