Sot në Prishtine u hodhën themelet e para të krijimit të Kuvendit Rinor Mbarëkombetar Shqiptar, i cili do të ketë përfaqësi nga organizata rinore dhe forume politike nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Klubi i Patrioteve të rinj, përfaqësuar nga Kryetari Albano Idrizi, nënkryetarja dhe kordinatorja e aktiviteteve Anjeza Çallpani, sekretari për çështjet ekonomike ne PDIU Ermal Telha, aktivisti rinor Marjon Gorica, dhe Kuvendi i të rinjve të Kosovës, perfaqesuar nga Kryetarja Deniza Limani, si dhe anëtarë të këtij Kuvendi, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e kesaj iniciative te përbashket.
Kjo marrëveshje u arrit ne prani te zv. Kryetarit te Parlamentit te Kosoves Z. Elmi Recica dhe te Drejtorit te Rinise ne MKRS, Z. Xhavit Bajrami, te cilet treguan gadishmeri totale per te mbeshtetur cdo iniciative rinore ne te mire te Kombit tone.
Emeruesi i perbashket i cdo shqiptari anekend trevave shqipfolese eshte bashkimi kombetar.
Te rinjte e PDIU dhe jo vetem, do te jene katalizator i rendesishem ne kete proces nepermjet aktiviteteve te shumta qe do te organizohen ne vijim.