Ish-kryeministrit Sali Berisha iu komunikua këtë të mërkurë akuza për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Patrizani, nga SPAK.
Analisti Skënder Minxhozi ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se Prokuroria e Posaçme duhet të kishte vepruar më herët për rastin ndaj Berishës.
Më tej, ai u shpreh se Berisha mbetet një çështje me profil të lartë politik.
“Po diskutoni për një detaje që duhet të ishte natyrës juridike. Berisha nuk respektoi detyrimin e paraqitjes. Kam përshtypjen se kjo ka qenë një nga arsyet. Biznesmeni që është në hetim vijon detyrimin e paraqitjes. Duke pasur parasysh çfarë ke jetuar ky vend, edhe kjo mase e Berisha është e tejkaluar nga çdo pikëpamje. Prokuroria duhet të kishte vepruar më herët. Për një çështje të vjetër Berisha mund të ishte hetuar, hetohet edhe si i lirë. Jo si person nën arrest. Problemi është që vetë Berisha e çoi këtu çështjen. Berisha, këtë hetim dhe status si i pandehur po e jeton si një rrethanë që nga disfavor të tij e kthen në favor të tij. Politikani e bën këtë gjë. Duhet të ketë një masë, se gjuhën e Berishës ndaj drejtësisë, unë nuk e kuptoj.”, theksoi analisti.
/a.r