“Beteja me kusarët është një betejë për jetë a vdekje”, tha Sali Berisha për gazetarët jashtë Kuvendit, menjëherë pasi kishte folur Erion Braçe.
Ish-kryeministri tha se shkak i tensionit ishin dokumentet që ai nxori para Kuvendit e që tregonin mashtrimet dhe shkeljet e qeverisë.
“Solla dokumente që dëshmojnë vjedhjet flagrante me firmat dhe vulat e tyre.
Këta hidhen përpjetë dhe mendojnë se me gjuhë rrugeçërish do mund të mbulojnë vjedhjet e tyre. Dokumentet faktojne se Safet Gjici ka arritur të fitojë vitin e kaluar 58 tendera, 1 kompani. Solla dokumente në të cilat Sadri Abazi në asnjë tender ne 2013, fiton në vitin 2015 16 tendera.
Solla dokumente zyrtare që faktojnë se Pjerin Ndreu nga 4 tendera që kish fituar në 2013, fitoi 16 në 2015. Dokumente origjiale në të cilat Fredi Kokoneshi kryetari i bashkisë Divjakë shpall fitues së bashku me deputetin ka ndarë 1 milionë dollarë, përjashton kompanitë që japin 220 milionë dhe e fiton kompania me 317 milionë lekë, 120 mln lekë më shumë mbasi thuhet se Kokoneshi bashkë me Kokoneshin tjetër këtu në Parlament ka futur ne xhepa 1 milionë dollarë”, tha Berisha.