Pas daljes së emrit në Panama Papers, avokati i njohur dhe njëri nga njerëzit më të pasur në Uruguai, Juan Pedro Damiani dha dorëheqje nga pozicioni i anëtarit të Komisionit të Etikës në FIFA.
Ai ka mbështetur pezullimin e presidentit disavjeçar të FIFA-s, Sepp Blatter, të cilit në vitin 2015 FIFA i ndaloi të merret më çdo aktivitet që ka të bëjë me futbollin.
Sipas mediave ndërkombëtare, Damiani nga e diela është nën hetime, pasi emri i tij doli pas publikimit të “informacioneve konfidenciale” të dokumenteve të kompanisë Mossack Fonseca nga Panamaja, e cila kishte ndihmuar një numër të udhëheqësve të botës në pastrimin e parave dhe evazionit fiskal.
Të dyshuar janë edhe presidenti i i FIFA-s, Gianni Infantino, futbollisti Lionel Messi dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini.