Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar sot 23-vjetorin e sulmeve terroriste në Amerikë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se 11 shtatori konsiderohet si dita që ndryshoi përgjithmonë botën, ndërsa ka ftuar qytetarët tu bashkohen homazheve me një foto nga qielli, nën moton “Remember the sky”.
“Sot ne nderojmë amerikanët e guximshëm që u përballën me tragjedinë e 11 shtatorit me trimëri dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm.
Këtë vit, teksa përkujtojmë përvjetorin e ditës që ndryshoi botën tonë përgjithmonë, ju ftojmë të na bashkoheni në një homazh të veçantë—Remember the Sky (Kujtoni Qiellin). Këtë 11 shtator, shpenzoni një çast për të fotografuar qiellin nga kudo ku jeni dhe ndajeni duke përdorur #NeverForget911 dhe #RememberTheSky.”, thuhet në postim.