Pas Flamur Nokës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen nesër para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00.
Në këtë orar, në ambientet e SPAK pritet të mbërrijë kryetari i PD, Sali Berisha, që do të shkelë jashtë banesës së tij pas 8 mujash, për t’u njohur zyrtarisht me akuzën për dosjen “Partizani”.
Edhe pse publikisht, Bardhi gjithmonë ka deklaruar që mbështet SPAK-un, këtë herë duket se është në anë të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Ndërkohë mbledhja e Grupit Parlamentar në seli është shtyrë për të enjten.
“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.
Hetimet për Berishën dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin janë mbyllur. Ky i fundit duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.
Atje te koshat e plehrave do perfundosh,o berdh ndytsire,ti je nji pis pisit,rralle se do gjenden ndytsira si ti.Ti shikon endrra me sy hapur,e mendon veten k/minister.Ju nuk fitoni me shume se 20 deputet,edhe kta deputet do ti bleni me para qe do japin monstra evicidolt.Grupimi juaj do te kthehet ne nji shoqate percarse,parti zdo jeni kurren e kurres.