Qeveria ka akorduar 11 milionë lekë për shpronësimet e banorëve sipas vlerës së tregut. Pronarët duhet të paraqesin dokumentacionin e plotë pranë bashkisë Vlorë dhe brenda 30 ditëve zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme do të kryejë matjet në terren.
Ndërkohë kjo zyrë, sipas vendimit të qeverisë, do të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
Projekti ‘Lidhja e rrugës transballkanike me superstradën Fier-Vlorë” mundëson zgjerimin dhe shtrimin e trasesë së rrugës duke eleminuar elementët e tjerë shumë të rëndësishëm të infrastrukturës siç janë trotuarët, ndriçimi, gjelbërimi, kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe tubacioni i ujësjellësit..