Pas një sërë debatesh, përsëri konsensusi për të cuar apo jo mandatet e dy deputetëve socialistë në Gjykatën Kushtetuese nuk i ka gjetur në një mendje kampet politike. PD ka kërkuar përmes kreut të grupit parlamentar të PD-së Paloka, që mandatet e deputetëve Leskaj dhe Suli të futen në rendin e ditës dhe të votohen këtë të enjte. Por një qëndrim tjetër ka mbajtur kreu kuvendit Meta, i cili duke ju referuar dhe Konferencëes së kryetarëve ka thënë se të hënën e ardhshme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, e më pas të enjten tjetër, parlamenti do të votojë për kërkesat.
Ndërkohë, Sali Berisha ka kërkuar një votim nominal nga të gjithë deputetët, për të parë atë që ai e përshkroi si “ vendimin se cili duhet të qëndrojë në tren dhe cili jo”.
“E mirëpresim një akt të tillë pavarësisht se ky parlament, derisa të bëhet votimi i akteve, mbetet në shkelje e krim kushtetues. Ndaj unë kërkoj që votimi për kërkesat, të votohen sot, të futen në rend dite dhe të votohet sot për të cuar në Gjykatë Kushtetuese mandatet.”- tha Paloka.
“Ditën e hënë do të mblidhet këshilli i mandateve dhe rregullores, ditën e enjte do të shprehemi me votë për këtë cështje!’- u shpreh Meta.
”Më duhet të them se zonja Leskaj ka bërë detyrën e vet por se pasagjerët nuk po zbresin nga treni! Shoferi dorëzoi patentën dhe tani kjo kërkon një votim një për një, cili do të qëndrojë në tren dhe cili do të zbresi. Unë kërkoj një votim nominal.”- tha Berisha.