Ministri Igli Hasani ka reaguar për ndryshimet që kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së.
“Sot në Asamblenë Kombëtare votuam për ekipin drejtues të Partisë Socialiste, duke nisur punën për të ndërtuar skuadrën përfaqësuese për SHQIPËRINË 2030. Faleminderit anëtarëve të Asamblesë për besimin e dhënë si anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste”, shkruan Hasani në “X”.