Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera gjatë javës që lamë pas, policia ka pezulluar 143 leje drejtimi për shpejtësi tej normave, për drejtim nën efektin e alkoolit dhe për qarkullim kundravajtje.
Po kështu, janë arrestuar 54 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 22 387 masa administrative, nga këto:
– 6301 për shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1234 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 1076 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
– 2409 për parakalime të gabuara;
– 203 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– 223 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
– 9003 për parkim të gabuar;
– 1827 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Për javën në vijim Policia Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.
/a.r