Kryeministri Rama ka propozuar në Asamblenë e PS-së dhe emrat që do të votohen për kryesinë e re të PS-së. Bëhet fjalë për 14 emra: 7 gra e 7 burra nga të cilët do të zgjidhen vetëm 10.
Vihet re që Rama ka propozuar për të futur në kryesinë e re të PS-së, dy ministrat, Igli Hasani, dhe Piro Vengu dhe Vangjel Tavon që fitoi Himarën me rezultat të thellë.
Tavo për herë të parë propozohet për tu përfshirë në strukturat e larta të PS-së pas largimit të tij nga LSI-ja dhe rikthimit në PS duke i sjellë dhe fitoren e Himarës që në zgjedhjet e 14 majit ishte marrë nga kandidati i koalicionit të opozitës “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.
Ndersa largohen nga kyesia Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti,Olta Xhaçka, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Armando Subashi.
Lista me 14 emra për Kryesinë nga e cila do të zgjidhen 10
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Pirro Vëngu
Igli Hasani
Toni Gogu
Vangjel Tavo
Albana Koçiu
Anila Denaj
Delina Ibrahimi
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Klotilda Bushka
Lindita Nikolla