Ndeshja ndaj Manchester Cityt ka qenë speciale për Zlatan Ibrahimovicin.
Sulmuesi i PSG-së, ka barazuar Andriy Shevchenkon sa i përket golave të shënuar në Ligën e Kampionëve.
Me golin e shënuar në barazimin 2:2 ndaj Cityt, Ibrahimovic ka çuar shifrat në 48-të gola, aq sa ka edhe Shevchenko që tashmë është tërhequr nga futbolli.
Ndeshjen tjetër në ‘Etihad Stadium’, Ibra ka mundësinë që të lërë prapa legjendën e Milanit.