Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku djali ka vrarë babanë e tij.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur më 13 Gusht 2024, datë në të cilën ishte denoncuar zhdukja e 62 vjeçarit Enver Balla.
Mësohet se Esmerald Balla 34 vjeç, pasi i ka marrë jetën, e ka hedhur kufomën e të atit në pus.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit. Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ai i kishte marrë shuma parash.
Kujtojmë se më 23 Shkurt të këtij viti, po në të njëjtin fshat u gjet i vrarë e i groposur 50-vjeçari Pëllumb Meta. Të arrestuar për ngjarjen e rëndë ishin 3 fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë.
/a.r