Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja ng Korça, e cila pasditen e 31 gushtit u lye me benzinë nga bashkëshorti, i cili më pas i vuri flakën është jahstë rrezikut për jetën.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka vizituar Trëndafilin e cila po merr shërbim të specializuar shëndetësor në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Dhimbjet e plagëve të marra nga dora kriminale e atij që duhet të ishte mburoja e saj dhe e fëmijëve duhet të kthehen në forcë për tu bërë bashkë si një familje e për t’i thënë JO çdo forme dhune e cila duhet të ndëshkohet në formën më të rendë.
Isha me Melisën e familjen e saj në QSUNT, ku për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e plotë të ekipit mjekësor”, shkruan ministrja.
/a.r