Prej më shumë se një jave vijon zjarri në masivin pyjor në Novosejë në Kukës, ndërsa për shuarjen e flakëve kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Ndikuar nga thatësira dhe era në këtë zonë zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Situata në terren vijon që të jetë kritike, kjo edhe për shkak të terrenit shumë të vështirë për të ndërhyrë.
Banorët e Shishtavecit dhe forcat zjarrfikëse janë në terren duke punuar për shuarjen e flakëve.