Në nisje të sesioni të ri parlamentar, analisti Frrok Çupi ka thënë se Lulzim Basha ka dalë nga fusha e lojës, ndërsa Sali Berishën nuk e do asnjëri, pasi Partia Demokratike është e drejtuar nga një ‘non grata’.
“Që na fillimi është konstatuar që PD është në rrugën e një pjestimi. Është mirë për PD që të provohet se kush është kush prej tyre, edhe për të provuar nëse ndonjë thërrimi politike për vendin ka mbetur.
E them këtë jo me ironi, por me një lloj dhimbje se grupi më i madh që është i Sali Berishës nuk vlen, për shkak se udhëhiqet nga një njëri non grada, që nuk dihet për sa kohë do të jetë në ballkon, nuk dihet se sa akuza do të jenë të ngarkuara mbi të dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është që SHBA kanë deklaruar se nuk kanë punë me të. Edhe sikur ai të fitojë diçka, ato votat nuk njihen se nuk bashkëpunojnë për të mirë e vendit.
Janë pjesë të tjera, ku ish-kryetari i PD ka dalë nga fusha e lojës politike, vjen ky grupimi i ri që është shumë i vogël me një objeksion kurajoz që nuk do të kenë të bëjnë me traditën e Berishës. Kjo është si përrallë, nuk është e mundur, sepse çdo qelizë aty ka veset e Berishës. E tëra kjo ndodh në një parlament, ku është krijuar për t’i dhënë vendit një shpresë”, tha ai në “Special Report”.
Sa i përket Jorida Tabakut, që sesioni i fundit para zgjedhjeve për Parlamentin, e gjetën të rikthyer, Çupi u shpreh se nëse ajo futet në ombrellën e Berishës quhet antiamerikane.
“Ajo ça mendova është se Zonja Tabaku në radhë të parë shkon me filozofinë njih veten. Bëri tentativa për të qene një pro amerikane e thekur, nuk arriti dot. Ashtu siç nuk arriti dot dhe Lul Basha.
Bëri tentativa për të krijuar një grup parlamentar, për të ngjallur shpresa, nuk arriti dot dhe më në fund dhe ajo njeri është dhe do një post. Në qoftë se ajo futet në ombrellën e Sali Berishës mund të cilësohet si antiamerikane”, tha ndër të tjera analisti.