Tri ditë parpara referendumit të 9 prillit për kreun e PS, deputeti Ben Blushi vjen në një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare”.
Gjatë intervistës për gazetaren Tare, Blushi tha se statuti i ri i Partisë Socialiste është ndryshuar në shtypshkronjë dhe nuk është i njëjti që i është propozuar Asamblesë 2 javë përpara Kongresit. Deputeti socialist deklaroi se Edi Rama do të mbetet kryetar parti edhe nëse nuk është kryeministër fal statutit që ndryshoi, duke shtuar se referendumi bie në kundërshtim edhe me vetë statutin e ndryshuar prej tij. Blushi tha se absurditete të tilla nuk ndodhin as në Korenë e Veriut.
Intervista me Ben Blushin
Ilva Tare: Të shtunën referendumi, 81500 anëtare që do të votojnë. Ju për pyetjen si mendoni?
Ben Blushi: Sigurisht që jo, kam pasur rastin të shpreh për gatin dy maujt e fundit, që PS duhet të mbante zgjedhjet për kreun e PS. Cka i jep arsyen që është i trukuar, që ky mandat është i grabitur. Shqipëria është unike sepse nuk ka asnjë parti që kryetari të ketë një madnat 7-vjeçar. Ai thotë tani nuk do bëj zgjedhje, por do bëj referendum. Referendumi dhe zgjedhjet janë të ndryshme, në referendum votohet për cështje, kurse zgjedhjet bëhen për njeri. Është një rast unik që e bën Ramën qesharak.
Në vitin 2003 në kemi qenë në pushtet dhe kemi pasur një kryeministër. Edi Rama në atë kohë e mori teserën 2 javë para kongresit dhe kërkoi të ishte kandidat duke shkelur rregullat. Ne kemi pas një rregull në 2003 që të jesh kandidat për kryetar partie duhet të kesh të paktën 40 firma, pra 10% të kongresit të PS, nuk i mori 40 firma, por mori vetëm firmën time. Megjithatë e lanë të futej në garë. Pra PS i dha mundësi të futej në garë, por nuk i tha që meqe unë jam kryeministër ti nuk ke të drejtë të futesh në garë
Ilva Tare: Pse nuk është normlae që Rama mos mandatohet?
Ben Blushi: Edi Rama thotë që mandati i kryeministrit nënkupton mandatin e kreut të PS. Statuti thotë që zgjedhjet për kreun e PS bëhen njëherë në 4 vjet.
Ilva Tare: Si po i masni mbështetësit?
Ben Blushi: Bëjmë zgjedhje për të matur sa veta mbështesin Ramën dhe sa jo. Referendumi nuk nënkupton zgjehdje për njeriun. Sipas statutit të PS thuhet 2 muaj para kongresid he dy muaj pas nuk ka referndum. Kjo nuk po ndodh, sepse ne kemi referendum 3 javë pas kongresit. E gjitha është një truk dhe manipulim i pastër. Qëllimi është që Rama të marrë mandatin pa zgjedhje. Keni parë njeri të marrë mandat pa zgjedhje?
Unë kam kërkuar, që për shkak se u vrendos një referendum jo statuor, i parregullot këta që e trukuan kongresin pa votim le të thonë sa veta marrin pjesë në një referendum.
Më në fund sot një zëdhënese e rilindjes tha se marrin pjesë 81 mijë. Kjo e rrëzon kongresin.
Dje isha në Berat dhe më thanë që ne nuk jemi në listë. Nuk ka listë të afishuar. Klikoni në faqen e PS dhe nuk ka listë zgjedhësish. Pra kam kërkuar që lista të jetë online, më në fund sot tha që janë 81 mijë, kjo shofrë rrëzon kongresin. Kongreësi është ndërtuar mbi bazën e një parim cdo 100 anëtarë ka një delegatë.Në kongres u zgjdhën 940 delegatë, që do të thotë për 1 listë 94 mijë vetë. Sot u tha që lista është 81 mijë, kjo e rrëzon kongresin.
Pra numri i sotëm rrëzon të gjithë vendimet që janë marrë. Sepse është një kongres me 84 mijë anëtarë që kanë prodhuar 940 delgatë, kur lista në fakt qënka sic u tha sot 81 mijë vetë. E di pse është bërë kjo? Për të ulur, është ulur numri, në fakt ky është numër real, unë besoj më shumë se janë 81 mijë sesa 94 mijë, ai është i trukuar për të rritur artificialisht kongresin sepse i ka zënë paniku i pjesëmarrjes. referendumet quhen të vlefshme vetëm nëse 51% votojnë. Sepse natyrisht nëse në Shqipëri votojnë 52,53,54,55,56 % në PS i dalin që 95% e socialistëve votokan, po pse socialistët votojnë më shumë se shqiptarët? Pra është e trukuar.
Ilva Tare Pse mendoni që ata janë trembur prandaj kanë dhënë këtë shifër, sepse mbështetësit tuaj do ta bojkotojnë?
Ilva Tare: Pse mendoni që ata janë trembur prandaj kanë dhënë këtë shifër, sepse mbështetësit tuaj do ta bojkotojnë?
Ben Blushi: Unë kam thënë që unë nuk votoj, sepse nuk mund të legjitimoj një shkelje.
Ilva Tare: Ndërsa ata thonë që ju nuk merrni pjesë madje as vëzhgues nuk mund të kishit sepse vetëm 4 deputetë jeni të mbështetur..
Ben Blushi: Po ju ku e dini këtë,që janë 4 deputet?
Ilva Tare: Kaq janë publikisht tani.
Ben Blushi: Shumica përcaktohet me votim. Nëse Rama me shokët rilindas është për PO, ka dy kuti një Po dhe një Jo, Rama është për po, sigurisht ka edhe njerëz për jo. Unë jam për jo dhe jam kundër referendumit dhe kam arsye. Pra ka dy palë. Unë kam kërkuar vëzhgues dhe nuk më është dhënë e drejta. Kam kërkuar të ketë fushatë, fushata është ndaluar. Kam kërkuar të ketë numërues. Kush do ti numëroj, Rama?
Ilva Tare: Partia Socialiste
Ben Blushi: Ka vetëm një palë që ka palën, ka listat, ka votuesit ka numëruesit dhe në fund nxjerrin rezultatin e shkruar në tavolinë.
Ilva Tare: Pra ata që do votojnë të shtunë janë sipas jush, njerëz që keni dyshime?
Ben Blushi: Unë nuk kam dyshime tek ata, por kam dyshime tek ata që po bëjnë referendum.
Ilva Tare: Votën do ta hedhin socialistët.
Ben Blushi: Vota e tyre nuk do të votohet, ky është parim stalinist. Pra nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron. Vota e tyre nuk do të numërohet.
Ilva Tare: Se mund të bëhet numërimi i hapur dhe pastaj…
Ben Blushi: Po këtu nuk u bë një votim në kongres, unë kërkovë votim të mbyllur dhe ju mendoni se do bëhet në 80 mijë votim publik?! Janë rreth 400 kuti, kjo nuk është thënë kam dy javë dhe nuk është thënë.
Ilva Tare: Kujt ja kërkoni?
Ben Blushi: Unë i kërkoj në mbledhje grupi, aty kam kërkuar vëzhgues, numërues, fushatë dhe lista zgjedhësish dhe nuk më është dhënë kjo e drejtë.
Ilva Tare: Do të jeni në qendra votimi?
Ben Blushi: Unë nuk kam pse të jem në qendra votimi sepse kjo është një gjë e trukuar. Unë nuk mund të legalizojë një shkelje.
Ne kemi shumë pak eksperienca referendare. Është bërë për Kushtetutën, por ishte një çështje. Kushtetuta e vitit 1998 u hodh në referendum, por nuk ishte një njeri, por një çështje që populli ta pranojë ose jo. Në këtë rast për çfarë e hedhim referendumin?
Ilva Tare: Për çështje pra, nëse kryetarit i verifikohet apo jo automatikisht mandati..
Ben Blushi: Po kjo është qesharake
Ilva Tare: Nuk po flasim për Edi Ramën, por për kryetarin e PS…Nëse Partia është në pushtet dhe kryetari është kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati?
Ben Blushi: Nëse nesër ka parlament ne jemi në koalicion, ne nuk jemi një parti autonome në kuptimin parlamëentar të fjalës, pra nuk kemi 71 mandate, por kemi 62-63, pjesën e mbetur të mndateve i ka një parti tjetër. Sot është e mërkurë, nesër është e enjte nëse LSI del nga koalicioni siç ndodhi, sepse ka ndodhur. A doli LSI nga koalicioni me Berishën në 2013, 3 muaj para zgjedhjeve? E zëmë se LSI del prap nga koalicioni, ky kryeministër rrëzohet në Parlament sepse nuk i ka numrat për të qeverisur. A mund tju pyes kush është kreu i PS në ato momente?
Ilva Tare: Sipas jush kush do jetë?
Ben Blushi: Nuk e di, nuk ka më prandaj them që kjo është një pyetje idiote, sepse i jep kryeministrit mandatit e kreut të PS, çka nuk mund ta ketë.
Ilva Tare: Kjo që po thoni është hipotetike
Ben Blushi: 20 deputetet e LSI që mbajnë qeverinë në fuqi dhe kanë të drejtë të zgjedhin kryeministrin, nëse këta tërhiqen votat e 81 mijë anëtarëve rrëzohen. Sipas pyetjes nëse kryeministri rrëzohëet, kush është kreu i PS.
……..
Tare: Kongresi e votoi statutin e ri të Partisë. A nuk i rrëzon statuti i ri të gjitha pretendimet tuaja? U miratua me shumicë votash.
Blushi: Përkundrazi! Statuti që ta kuptoni është si një ligj. Në Parlamentin e Shqipërisë me sa kam unë eksperiencë, nuk ka asnjë ligj që mund të miratohet në parim. Edhe ky ligj është një normë. Ky statut nuk u votua nen për nen. Nëse shkojmë nesër në Parlament dhe miratojmë një ligj në parim, ai nuk ka hyrë në fuqi. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon për shkak se deputetët mund të bien dakord për parimin e ligjit, por mund të mos bien dakord për nene të tij. Ky ishte i vetmi votim që u bë aty. Statuti votohet në mënyrë të fshehtë. Dhe vetëm atëherë kuptohet mbështetja për të shmangur një absurditet që sapo ndodhi. E dyta çka e bën Edi Ramën totalisht qesharak, është norma që ka ndryshuar në shtypshkronjë. Ne kishim një Asamble 10 ditë përpara Kongresit dhe na dha një statut tjetër, i cili thoshte që kryetari i Partisë Socialiste jep dorëheqjen atëherë kur Partia humb zgjedhjet e përgjithshme. Edhe Laburistët që citon Edi Rama e kanë që në qoftë se kryetari nuk fiton zgjedhjet, largohet. E dini se si përfundoi ky statut? U ndryshua në tipografi përpara Kongresit. Kjo normë sipas të cilës kur Partia humb zgjedhjet jep dorëheqjen dhe kjo normë u ndryshua në: kur Partia Socialiste nuk del forcë e parë në zgjedhje, kryetari jep dorëheqjen. Prapë i lihet LSI-së në dorë. Nëse LSI-ja shkon në një koalicion tjetër, Edi Rama qëndron në krye të Partisë, duke thënë se fajin e ka Ilir Meta që ikën nga koalicioni.
Tare: Ai thotë se nëse nga zgjedhjet del parti e parë, pavarësisht se çfarë vendos Ilir Meta (meqë po e marrim në vëmendje), ai mban mandatin e kryetarit.
Blushi: Nuk mund ta mbajë pasi nuk është kryeministër sipas këtij referendumi. E kuptoni se çfarë absurdi është futur Edi Rama?! Në qoftë se Ilir Meta ikën nga koalicioni, unë nuk e kam fajin, e ka Ilir Meta. Ky është absurditeti më..nuk është kinez…se kinezët nuk e bëjnë këtë. As koreano-verior.
Tare: Në Korenë e Veriut nuk besoj se bëjnë referendum..
Blushi: Ky nuk është referendum…është i fituar në tavolinë. Është një shifër e shkruar në tryezën e Edi Ramës.