Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të hënë (2 shtator) drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it.
Sikurse mësohet, Kryeministri Rama do i bashkohet samitit me liderë të tjerë, mes të cilëve, Presidente e Sllovenisë, Natasa Musar, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen, kryeministrin Golob, dhe homologet nga Kroacia dhe Mali i Zi.
Kryeministri Rama do të jetë në panelin e nivelit të lartë “ Një botë e realiteteve paralele”, bashkë me homologun slloven Golob, atë kroat Plenkovic dhe kryeministrin e Serbisë.
Forumi Strategjik i Bledit, në edicionin e përvitshëm, që mbahet në qytetin piktoresk, rreth 60 km larg kryeqytetit Ljubjane, synon të sjellë në tryeza për diskutim çështje të sigurisë, pasigurive, klimës, shëndetit global, varfërisë, pabarazisë etj.