Policia zvicerane ka hetuar sot selinë e UEFA-s në Nyon për të marrë kontratat e dhëna për të drejtat televizive ndaj kompanisë Cross Trading, e cituar në skandalin “Panama Papers” duke implikuar presidentin e ri të FIFA-s, Gianni Infantino.
Në një komunikatë, UEFA njofton se “ka marrë sot vizitën e Policisë Federale zvicerane që vepronte në kuadër të një mandati dhe që kërkonte të shihte kontratat mes UEFA-s dhe Cross Trading/Teleamazonas, për sa i përket dhënies të së drejtave televizive të Ligës së Kampionëve për sezonin 2006-2009 në Ekuator”.
“Normalisht, UEFA i ka dhënë Policisë Federale të gjitha dokumentat që ka në dispozicion dhe do të bashkëpunojë plotësisht”, shtoi ajo.
Emri i presidentit të ri të FIFA-s, Gianni Infantino, është shfaqur në Panama Papers për nënshkrimin e kontratave kur ishte drejtor i shërbimit juridik të UEFA-s me dy Argjentinas të dënuar nga drejtësia amerikane në skandalin e korrupsionit të FIFA-s.