Të tjera detaje kanë dalë mbi atentatin me pasojë vdekjen e 36-vjeçarit Elis Roshkodoli në Shkodër.
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur në një lidhje për Euronews Albania se skema e atentatit ndaj 36-vjeçarit ka qenë ndryshe nga atentatet e mëparshme, ku qëllohej me breshëri kallashnikovi nga makina dhe më pas digjej automjeti.
Sipas Softës, në këtë rast sulmi është kryer me pistoletë dhe nuk kemi makinë të djegur.
Ai shtoi se në atentate marrin pjesë të paktën 3 persona dhe sipas tij, viktima Elis Roshkodeli ka qenë i vetëdijshëm që një ditë mund të sulmohej, pasi rrinte i armatosur gjatë gjithë kohës.
“Ndryshe nga atentatet e tjera që i kemi parë që goditet nga automjeti me kallashnikov, largimi i mjetit dhe djegia në afërsi dhe pastaj largimi i këtyre personave.
Kësaj here është tjetër skemë. Skema është me një armë pistoletë. Është goditur në afërsi, ka qenë i maskuar. Ka goditur disa herë sepse i duhej me patjetër i vdekur.
Arrin ta realizojë dhe pasi u bind që arriti ta realizojë ekzekutimin, largohet dhe në afërsi është larguar me një mjet tjetër. Janë kamerat e sigurisë që do të kenë mundësi të paktën aty ku personi të ketë gabuar para apo pas atentatit që të ketë hequr veshjet mbrojtëse.
Duhet të jenë strukturat e Policisë që do të kqyrin kamerat. Në çdo atentat nuk kemi një moment që të kemi mundësinë që strukturat policore të jenë të rakorduara.
Ka ardhur momenti që pamjet në hyrje dalje të transmetohen në sallën operative. Të kemi mundësitë në një situatë alarmi të bllokojmë rrugët.
Atentatet janë mbi 3 persona. Ngjarja është në zhvillim e sipër dhe mblidhen të dhëna në raport me ngjarjen. Viktima rrinte i armatosur, priste nga momenti në moment t’i ndodhte diçka”, tha Softa.