Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj kritikëve të punës së mjekëve, ndërsa mori pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ai u shpreh se duhet të shpiket një vaksinë për të gjithë ata që nuk kanë minimumin e etikës me bluzat e bardha.
Kjo është e para strukturë e këtij lloji në Shqipëri në një sipërfaqe prej 3500 metër katror, që do të ofrojnë shërbimin shëndetësor për 65 mijë pacientë me sëmundje kronike, por edhe të tjerë që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët
Rama: Do të na shpikni ndonjë vaksinë nga virusi i mospërfilljes ndaj pacientëve? Sepse unë që për shkak të punës e njoh sistemin e punës nga brenda në shumë se ata që janë në spital e di që një pjesë e mjekëve janë super, mjaftojnë disa individë që janë të pavaksinuar me normat e edukatës për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e përbashkët. Mund të flas edhe si pacient i spitalit madje mund të vij prap për një ndërhyrje kam një hernie se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj vetë me vetëpërmbajtje për të mos mëshuar shumë.