Jennifer Lopez është sjellë ndaj Ben Affleck-ut, sikur të ishte e ëma dhe jo bashkëshortja. Ky mund të jetë shkaku kryesor që çoi çiftin më të famshëm të momentit drejt divorcit pas dy vitesh martesë.
Këtë sjellje e konfirmojnë burime të revistës prestigjioze People pranë çiftit, sipas të cilëve 55-vjeçarja ka shpenzuar një pjesë shumë të madhe të periudhës së martesës duke u përpjekur të largojë bashkëshortin 3 vite më të ri në moshë nga veset.
Një prej veseve më problematikë të tij është konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike. Burimet pranë çiftit rrëfejnë më tej duke thënë se Lopez ka qenë e fiksuar që ta shihte Affleck-un të lumtur dhe që atij të mos i mungonte gjë. Madje mënyra se si ajo përkujdesej ndaj tij ishte si ndaj një fëmije.
Ndërsa Affleck përshkruhet si një person që nuk di ta menaxhojë mirë stresin dhe përfshihet lehtësisht nga ankthi.
Madje shpesh herë, burimet thonë se ai mbyllej edhe në dhomë në errësirë për t’iu shmangur bisedave me bashkëshorten.
Në media flitet se tashmë ylli i kinemasë po shoqërohet me Kathleen Keneddy-n, stërmbesën 36-vjeçare të ish-presidentit John Kennedy.
/a.r