Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigantët skocez të Gllazgou Rejnxhërs. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sipas “Sportmandia” 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rejnxhërs.
Mesfushori kuqezi sezonin e fundit ishte pjesë e Sasuolos në Serinë A, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grashoperin dhe Zyrihun.
Vlen të theksohet fakti se Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e Europianeve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë.
Në rast se ky transferim ndodh, atëherë do të kemi një derbi shqiptarësh në Skoci, pasi Roko Vata, djali i Rudi Vatës aktivizohet me rivalët e Rejnxhërsit, Sëlltikun.