Komisioni Evropian sot pritet t’i shpallë planet për rishikim të plotë të sistemit të azilit për krizën e migrantëve.
Sistemi aktual i Bashkimit Evropian gjërësisht shihet si pengesë dhe jokorrekt nga vendet si Greqia, që po ballafaqohen me një fluks të madh të migrantëve.
Sipas rregullave ekzistuese, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin në të cilin kanë arritur.
Por, e ashtuquajtura rregull e Dablinit u dëshmua jofunksionale në momentin kur kancelarja, Angela Merkel, i ka hapur dyert e Gjermanisë për refugjatë, në gusht të vitit të kaluar.
Njëri nga ndryshimet e mundshme në sistemin e azilit në BE, mund të jetë rishpërndarja e migrantëve brenda BE-së nga shtetet e linjës së parë, i ka thënë një diplomat i BE-së agjencisë AFP.
Më tepër se një milion migrantë dhe refugjatë, shumica prej Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, që janë të përfshira në luftë, kanë hyrë në Bashkimin Evropian gjatë vitit të kaluar.