Ilir Meta u shfaq në një dritare te re komunikimi, por jo të panjohur për politikanët.
Pas Edi Ramës dhe Sali Berishës, Presidenti i Partisë së Lirisë është lideri i tretë që eksploron formatin e podcastit për t’iu afruar më pranë elektoratit në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Puntatën e parë të titulluar “Podcasti i Lirisë”, Ilir Meta ia kishte dedikuar vetes ku foli për aventurat e tij në det dhe male.
Kredhjet ne ujërat e kristalta te lumit te Shalës duket se i kane “ftohur” mendimet Ilir Metës të paktën për kreun e SPAK Altin Dumani, të cilit gjatë muajve të verës i shpalli luftë te hapur duke mos e kursyer ne sulme dhe akuza.
“Jemi kurioz për diçka kush është hedhja me e rrezikshme deri me tani, ajo mbi lumin e Shalës apo mbi Dum Dum Manin”, u pyet Meta.
Meta: Të krahasosh lumin e kaltër aq të freskët të Shalës, me gjëra që s’kanë lidhje as me Shalën, as me Thethin dhe as me Korabin dhe nuk kanë lidhje me asgjë nuk shkon dhe për këtë temë flasim kur te dëshironi herë tjetër, të mbetemi tek malet tona më të kaltra, malet tona më të larta dhe ujërat tona më të kaltra.
/a.r