Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për banorët e qytetit të Shkodrës që shumë shpejt do të hapë dyert Poliklinika e Specialiteteve e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme.
Në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga ambientet e reja të kësaj poliklinike.
Rama shkruan se po vijon puna për modernizimin dhe transformimin e strukturave spitalore dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.
“Në Shkodër shumë shpejt do të hapë dyert Poliklinika e Specialiteteve e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme“, shkruan Rama.
Rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve “Bahri Kopliku” në Shkodër, është një investim i qeverisë dhe MSHMS me vlerë 90.388.219 lekë me TVSH, do të bëjë që pasi godina të rehabilitohet plotësisht, të kalojë një transformim të poliklinikës dhe riorganizim të 19 kabineteve mjekësore të specialiteteve të ndryshme, sëmundjeve të brendshme, si dhe ekzaminime laboratorike e imazherike në: kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji dhe alergologji.
Ky institucion shëndetësor do të pajiset edhe me aparatura të reja mjekësore dhe diagnostikuese.
/a.r