U prezantua sot drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, Ergys Skënderi.
Skënderi mori këtë të hënë (26 gusht) detyrën e kreut të Kadastrës Vlorë. Në fund të muajit korrik drejtoresha Ina Luçi paraqiti dorëheqjen ndërsa u komandua në vend të saj Paola Sullaj.
Kjo e fundit qëndroi në detyrë për vetëm 3 javë. Ndërsa sot ka nisur menjëherë punën me emërim drejtori Ergys Skënderi. Ashtu siç u premtua gjatë fushatës zgjedhore të Himarës, prioritet në punën e Hipotekës dhe Legalizimeve të Vlorës do ketë menaxhimi territorial I Bashkisë Himarë.
/a.r