Autoritetet britanike kanë arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Marin Hysa, i cili u kap në një “shtëpi bari”.
Raportohet se i riu shqiptar kishte mbërritur në Angli ilegalisht, duke kaluar kufirin në pjesën e pasme të një kamioni.
Ai dhe plantacioni i kanabisit u zbuluar kur policia bastisi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley, operacion që mesa duket është zhvilluar më 18 korrik.
Hysa u arrestua dhe brenda shtëpisë policia zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike, sic ishte pajisja me drita speciale dhe pajisje hidroponike.
Dy dhoma në katin e sipërm “strehonin” përkatësisht 44 dhe 49 bimë të rritura, ndërsa në një dhomë tjetër u zbulua, 128 fidanë.
Para autoriteteve pas arrestimit, Hysa tha vetëm se ndodhej në pronë prej një jave.