Deputeti Erion Braçe ka reaguar për kontejnerët me mbetje drejt Tajlandës dhe Kinës.
Ai shprehet se Kurum s’mund të marrë peng punëtorët dhe të shantazhojë qeverinë. Ai thekson se kjo kompani duhet të përballet me ligjin dhe autoritetet.
“Kurum nuk mund të marrë peng punëtorët! Kurum nuk mund të shantazhojë edhe një herë qeverinë me pengje njerëzore! Kurum duhet t’i nënshtrohet ligjit, t’i përgjigjet autoriteteve sipas ligjit, të çlirohet apo mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin! Asgjë më pak e asgjë më shumë! Punëtorët nuk hyjnë në këtë mes; madje me punëtorët Kurum po bën krim-edhe ky duhet hetuar! E ka bërë edhe një herë më parë këtë shantazh kur shpalli falimentin për t’i ikur hetimeve për evazion fiskal; jo më! Kurrë më! Nuk mundet një kompani të marrë peng punëtorët e të shantazhojë qeverinë me ta!
Nuk duhet toleruar! po, ka qenë e privilegjuar e ka përfituar në mënyrë klienteliste-për mua të padrejtë, në energji, porte e metalurgji deri në kufijtë e monopolit, por ajo kohë ka mbaruar! Në anë tjetër, qeveria ka marrë vendimin e duhur për të mos pranuar këtu, mbetjet e dyshuara si të rrezikshme! qeveria i ka dhënë prioritet hetimeve dhe analizave dhe kjo është rruga!
Përgjigje për ata që siç me një lodër kineze që nuk bën analize biologjike e kimike të produktit damkosen frutat e perimet, po njësoj kanë shpallur mbetje të rrezikshme duke shërbyer vetë si laborator, përgjigje dhe për gjithë arradhën e politiqenëve që deri dje ulërinin për importin e mbetjeve që nuk ekzistonte, sot ulërijnë për eksportin e mbetjeve që duhet provuar në janë të rrezikshme apo jo”, ka shkruar Braçe.
/a.r
Kurum do jete shtetor dhe rruge shteterore te hape vende pune shtetore