Bella Hadid është duke shijuar pushimet në ishullin Saint Barts nën shoqërinë e disa mikeshave të saj.
Nga atje, modelja 19-vjeçare i mban të përditësuar fansat e saj me ato që ndodhin duke publikuar fotografi në rrjetet sociale.
Ajo është një nga modelet më aktive në rrjetet sociale dhe fansat e saj i vë në dijeni gjithmonë për vendndodhjen e saj dhe aktivitetet që ka në program.
Në ndërkohë, bëhet e ditur se bukuroshja është në bisedime me organizatorin e Javës australiane të modës, IMG dhe me linjën e rrobave, Misha Collection, për të qenë pjesë e atij evenimenti.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë pse ajo është më e kërkuara e momentit në botën e modës.