Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka komentuar në faqen e tij zyrtare në Facebook për dialogun e zhvilluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pala e Kosovës atje me palën serbe zhvilloi dialog – komprometues, ndërsa pala serbe zhvilloi dialog të fortë. Ata nuk dhanë asgjë, ndërsa morën gjithçka!”, ka shkruar Krasniqi.
Pse ndodhi kjo? Krasniqi ka komentuar se “ka ndodhur kështu se Delegacioni i Kosovës, ishte delegacion “femre” dhe jo vetëm pse fillimisht u udhëheq nga një femër, por edhe kur u “udhëheq” nga i “forti”, nuk u vërejt asnjë ndryshim, përkundrazi, komprometimi u thellua”.