Aktrori i njohur Agron Llakaj feston sot ditëlindjen e vajzës, Alkidës. Nuk mungoi një urim prekës nga ana e aktorit duke bërë pjesë edhe Konstandinën, bashkëshorten tij të ndjerë e cila u nda nga jeta 2 muaj më parë pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ndër rreshta Agroni i thotë së bijës se nuk do ta zëvëndësoj dot kurrë vendin e nënës, por do të jetë pranë saj gjithmonë.
Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde te ngushtë, por jam dhe shumë i sigurt që nga atje lart ku është sikur më thotë hapi shampanjën vajzës Agron! Nuk të la vetem…Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.
Bija ime! Unë nuk ta zëvendesoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithë forcën e dashurisë time.
Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga atje lart.
Buzëqeshi jetës zemër!
Babi si gjithmonë të thotë sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota!” shkruan ai.
Pas ndarjes nga jeta e Konstandinës, aktori i humorit ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale me dedikimet për të.
Ndonëse kanë kaluar 2 muaj nga humbja e bashkëshortes, Agroni duket se nuk e ka kaluar akoma atë dhimbje të madhe.
/a.r