Partia e Nenad Rashiçit, PDS (Progresivna Demokratska Stranka- Partia Progresive Demokratike) ka vendosur që në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 24 prill, të përkrahë koalicionin e tubuar rreth Aleksandar Vuçiçit.
Vendim është marrë në takimin e Këshillit të Përgjithshëm, njofton kumtesa e kësaj partie, që e përcjell radiokim, transmeton Koha.net .
“Aleksandar Vuçiq është treguar para së gjithash njeri i guximshëm dhe ai nuk është hamendur kur e nisi iniciativën për pajtimin e popullit serb e shqiptar, kur e nisi idenë e tolerancës dhe kuptimit ndërmjet dy popujve me numrin më të madh të banorëve në Ballkan.
Ky proces nuk o të jetë as i shpejtë dhe as i lehtë, por ai është mënyra e vetme e drejtë në të mirë të paqes e stabilitetit të marrëdhënieve, për shkatërrimin e paragjykimeve të vjetër me decenie ndërmjet popujve”, theksohet në deklaratë.
Më herë, edhe përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Srbija, demokratija, pravda”, e Oliver Ivanoviqit (në burg) kanë thënë se në zgjedhje do ta përkrahin Vuçiçin.