Gjermania ka regjistruar pothuajse 300 sulme, dhe vepra të tjera penale, ndaj strehimoreve gjermane të e azilit në tremujorin e parë të vitit, ka bërë të ditur policia.
Ardhja e më shumë se një milion emigrantë në Gjermani vitin e kaluar, ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të sulmeve ndaj strehimoreve të azilit. Ato arritën numrin prej 1,029 sulmeve vitin e kaluar, shumë më shume se 199 rastet e regjistruara në vitin 2014 ,dhe 69 sulmet e vitit 2013, raporton Reuters.
Fluksi i migrantëve në Gjermani është ngadalësuar në javët e fundit, pas mbylljes efektive të rrugës ballkanike, duke sjellë fluksin e njerëzve në Evropën Juglindore.
Nga 292 veprat e regjistruara në tremujorin e parë, më shumë se tre sulme në ditë, 33 ishin zjarr-vënieve, 59 ishin akte të dhunës, dhe njëri ishte një shpërthim.