Prej ditësh një numër i larte i moshave pediatrike janë paraqitur në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmë mjekësore si pasoje e të nxehtit por dhe kontaminit nga ushqimi.
“Gjatë muajve korrik-gusht numri i fëmijëve që paraqiten në pediatri është rritur si rezultat i rritjes së temperaturave të ambientit. Paraqiten të gjitha grupmoshat të cilët paraqiten me temperaturë dhe të vjella”, tha mjekja Lume Elezi.
Mjekja Pediatre Lume Elezi rekomandon prindërit të mos shmangin konsultën me bluzat e bardha për fëmijët e tyre.
Të prekur nga helmimi por dhe problemet që shkakton i nxehti në shëndet kanë qenë dhe grupmoshat e rritura ku më të prekur mbeten të sëmuret konik.
/a.r