Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (19 Gusht) në afërsi të stacionit të autobusëve në Velipojë, ndërsa raportohet se kaNE mbetur të plagosur dy persona.
Burime bëjnë me dije i plagosur ka mbetur shtetasi Ardis Cafi dhe një person tjetër, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe është duke hetuar ngjarjen.
Arsyet mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.