Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur në Devoll ku ka humbur jetën një person.
Bëhet fjalë për 37-vjeçarin me inicialet O.H i cili teksa peshkonte, ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke gjetur vdekjen për pasojë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shuec të komunës qendër gjatë orëve të pasdites. Nuk dihet ende se si ka rënë në kontakt me rrymën elektrike 37-vjeçari.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.