Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet për një person të plagosur, i identifikuar Lorenc Kosta, rreth 45-vjeç.
Autori dyshohet se është efektiv policie, i identifikuar si Erjon Goxhara.
Konflikti mes tyre ka nisur pasi i plagosuri i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.
Keta fare “pushtash” me mendje adoleshenti, kane nevoje per nje mesim; ndonese ……cfare te besh, demton edhe veten!