Eva Buzo po merr trajtim në spitalin e Vlorës, pasi përfundoi udhëtimin e saj prej 34 orësh, dhe 92 km nga brigjet e Leces, deri në Gadishullin e Karaburunit.
Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore. Në ditën e nesërme, pasi të qetësohet dhe të nisë të flasë, Buzo do të japë një konferencë për mediat.
Avokatja ende nuk mund të flasë, për shkak të ënjtjes së gojës nga kripa. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha e ka vizituar sot Buzon në spital.
“E paparë, është një gjë që nuk para ndodh shpesh”, tha ai, duke e përgëzuar për arritjen.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh.