Edhe pse në Shqipëri vetëm një rast ka dalë dhe është bërë publik nga rrjedhja e informacioneve të firmës ligjore Mossacka Fonseca, sipas kësaj harte, vendi ynë është njëri ndër më të interesuarit për Panama Papers. Per te pare harten klikoni KËTU
Harta tregon për kërkimet që janë bërë në internet nga vende të ndryshme dhe për interesimin relativ të shteteve në lidhje me këtë çështje.
Shqipëria renditet e 48 dhe lë mbrapa një pjesë të madhe të vendeve europiane.
Interesant është fakti se në Rusi, aty ku ishte dhe fokusi i djeshëm i publikemeve të Panama Papers (në lidhje me pasurinë e Putin), nuk ka ndonjë interesim të madh.