Pas arrestimit të Jurgen Kurtit dhe dajës së tij Leonard Ristani për vrasjen e Artur Kurtit (i ati i Jurgenit), policia bëri publike detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mbrëmë në zonën e ish- Bllokut.
Sipas policisë, të dy shtetasit, kanë pohuar para autoriteteve se kanë reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes. Ata thanë se janë sulmuar nga Artur Kurti, me thikën me të cilën ai mbeti i vrarë.
Ristani kishte disa ditë që po qëndronte tek shtëpia e motrës, pasi kunati i tij vinte aty dhe e dhunonte atë pasi i kërkonte të tërhiqte divorcin.
Sipas uniformave blu ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Ristani ka marrë thikën dhe ka qëlluar për vdekje Kurtin, bashkëshortin e motrës së tij.
Ndërsa Jurgen Kurti, i biri i viktimës, akuzohet për bashkëpunim në krim, pasi ka ndihmuar dajën e tij të qëllojë për vdekje të atin.