Nga Kimete Berisha
Ky është fund.
Dhe s’kam parë fund më të keq se ky.
Ktyneherë janë lutur: ishalla na vjen një fund i mirë.
Të rrëzohesh nga pushteti për bindje politike, për tradhti kombëtare apo për korrupcion, e ka një kuptim, lakmia të çon në ferr,
ama të akuzohesh se ke qenë në dijeni për dhunimin e dy vajzave nga një familjar i burrit tënd, dhe ke heshtur është fati më i tmerrshëm që mund të të ndodh.
Prandaj, i lëshon fjalët si l. bajgën, sepse pozitë më të rëndë se kjo nuk mund të ketë mbi këtë tokë.
Nevojitet kohë për t’u vërtetuar, prandaj, kjo akuzë kundër presidentes është fundi i karrierës së saj politike.
Derisa të mirret vesh se e ke babën ‘hoxhë’…të shkon fytyra.
Ajo po i akuzon gazetarët që po trillojnë kundër saj.
Dhe ky është problemi i saj serioz, sepse nuk po e akuzojnë gazetarët, por po e akuzojnë viktimat.
– Viktimat kjo nuk po i përnend!
Pse?
Viktimat, në mungesë të Drejtësisë, i janë drejtuar gazetarëve për ndihmë.
– Ajo nuk po e kupton se nuk ‘guxon’ të jetë as e dyshimtë.
Sepse, mjafton të bëj dikush me gisht kah ti…dhe ti s’ke fytyrë të jesh presidente.
Dyshimin e heq veç e vërteta.
E duke e ditur se në çfarë ferri jetojmë, Drejtësia e Kosovës ta nxin jetën sepse gjithmonë është në anën e kriminelëve, që pafajësinë dhe kohën e blejnë me pare…
Presidentja hyn në tema që çdo fjalë mund dhe do të përdoret kundër saj.
Sepse ajo po mbrohet nga gazetaët e jo nga ‘ato’ që e kanë akuzuar se i kanë kërkuar ndihmë e kjo ka heshtur e burri i saj i ka injoruar e ofenduar.
Prandaj, qe apo s’qe fajtore, kjo do të ‘mbetet’ e dyshuar derisa të zbardhet rasti, dhe derisa të
vërtetohet se a ka ekzistuar një grup i tillë në Facebook.
Përndryshe, mund t’ia suspendojnë llogarinë në Facebook, sepse as Toka s’e mban mbi dhè dikë që akuzohet që për interes personal u bë me kriminelin kundër viktimave.
Mua më vjen shumë keq, sepse nëse e kanë implikuar pa faj, me të vërtetë është e dhimshme, shumë shumë e tmerrshme.
Sepse, kur përhapet një fjalë e keqe, sa më shumë fjalë demanti që
thua, aq më shumë bëhesh e dyshimtë.
Në gazetari demantin e paraqesin si letra të hedhura nga aeroplani.
– Presidentja kujton se për pafajësinë e saj duhet t’i bindë dadat e babëlokët shqiptarë, ama gabon, se followersat e Like-t nuk vendosin a je a s’je fajtore.
As demanti, as patriotizmi (kinse po i krahasoj gazetarët shqiptarë me ata të Serbisë) nuk e ndihmojnë.
Sepse edhe gazetari i Serbisë mund ta thotë të vërtetën.
As dorëheqja nuk i ndihmon, as asgjë, veç zbardhja shpejt e rastit, derisa të sqarohet heshtja apo
mos-heshtja e saj ndaj thirrjes për ndihmë të viktimave.
Kosova nuk mund ta ketë një presidente kaq naive, kaq të
pakujdeshme, kaq gojëlëshuar, konfliktuoze e grindavece që
anipse juriste, flet edhe në emrin e burrit të saj.
Ligjërisht, secili person jep përgjegjësi personale për vete, e jo ti të garantosh për burrin tënd…
pra, kaq poshtë i ka rënë katundi.
– Nuk mund të thuash ‘burri im është i pafajshëm’, sepse nuk je përfaqësuese ligjore e tij!
– Burri i saj është një rrenës patologjik (aq rrenës sa ne e shohim gruan e tij me Mercedes G Class, e ai thotë jo s’është e vërtetë, po gënjejnë gazetarët),
…dhe ka logjikë që sakrifikohet për burrin (si shumica e grave shqiptare që sakrifikohen dhe binden veç për t’u numëruar të martuara),
ama të sakrifikohesh edhe për mixhën e burrit, kësaj i thonë nuse e ….
P.S. Që është çu’ peshë, tregon çdo fjalë arrogante dhe çdo gjest i saj i pamatur.
– Për një çantë personale u prish me Maqedoninë….
– e bëri temë kombëtare telefonin e saj (në vend të mos përdorte fare telefon, si politikanët e tjerë, si Putini
për shembull).
Dhe, që me të vërtetë s’është në
rregull, tregon gjesti
i saj i fundit narcisist.
– Në foton ku nënshkruan vendimin për zgjedhje, Kushtetutën që është e bardhë, e ka bërë me fotoshop të verdhë, veç për ta kombinuar me setrën e saj.