Tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, prek rreth 1 në çdo tre njerëz. Edhe pse mjaft e zakonshme, kjo gjendje mund të kontrollohet, por ajo që duhet të dini janë shenjat paralajmëruese dhe trajtimi i sëmundjes në mënyrë adekuate, në kohë.
Hipertensioni mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore, të tilla si problemet në zemër, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe sëmundje kronike të zemrës.
Megjithatë, ekspertët thonë se një dietë të shëndetshme dhe ushtrimi i rregullt mund të parandalojë dhe trajtojë presionin e lartë të gjakut.
Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje e zakonshme në të cilën gjaku rrjedh nëpër arteriet dhe enët e gjakut në një presion më të lartë se normalisht.
Kostot e hipertensionit në SHBA janë 46 miliardë dollarë në vit, të cilat përfshijnë ilaçe, shërbime të kujdesit shëndetësor dhe ditët e humbura të punës. Trajtimi standart mjekësor për këtë sëmundje përfshin rekomandime për një sasi të reduktuar të kripës në ushqim.
Trajtimet mjekësore ofrojnë një lehtësim, por nuk trajtojnë shkakun e problemit dhe madje mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore. Për shembull, këshillohet shpesh reduktimi ekstrem i kripës, si një mënyrë për të trajtuar simptomat e hipertensionit.
Në shumicën e rasteve, kur nivelet e presionit të gjakut rriten, personi nuk përjeton ndonjë shenjë specifike paralajmëruese. Megjithatë, disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:
- Konfuzion
- Rrahje zemre të parregullta
- Dhimbje koke
- Lodhje
- Zhurma në vesh ose gumëzhimë
- Probleme me shikimin
- Gjak nga hundët
- Dhimbje gjoksi
Një nga mjetet më efektive natyrore për presionin e lartë të gjakut është padyshim një dietë e shëndetshme.
Sheqerin, yndyrnat, alkoolin, kafeinën, ushqimet me përmbajtje të lartë natriumi duhet t’i eliminoni nga dieta menjëherë.
Ushqimet e pasura me omega 3, ushqimet e pasura me fibra, dieta mesdhetare, çaji, çokollata e zezë, ushqime me përmbajtje të lartë kaliumi, uthull molle duhet të konsumohen rregullisht, sigurisht me rekomandimin e mjekut./Shendeti