Vullkani Popocatepetl i ndodhur në Meksikë u aktivizua. Një shpërthim me përmasa vërtet apokaliptike kanë filmuar kamerat disa kilometra larg kraterit të vullkanit gjigand.
Nga krateri kanë dalë tonelata të tëra llave që janë përhapur në një largësi deri në 3 kilometër nga krateri.
Organet lokale kanë këshilluar qytetarët të mos afrohen më shumë se 12 kilometër nga krateri pasi vullkani ëhstë mjaft aktiv dhe përbën rrezikshmëri të lartë.
Vullkani ndodhet rreth 70 kilometër larg nga kryeqyteti Meksiko. Në 24 orët e fundit janë regjistruar të paktën 5 shpërthime mjaft të fuqishme.