Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se në periudhën Janar-Korrik 2024 kanë ngelur në kontroll teknik 74,826 mjete ose 31.5% e totalit të mjeteve të kontrolluara.
Arsyet e ngeljes janë se 46% e mjeteve pasi kanë mangësi vizuale e funksionale, 24.6% për shkak të sistemit të shkarkimit të gazrave, 15% për sistemin e drejtimit dhe 14.4% për shkak të sistemit të frenimit
Por DPSHTRR raporton se 3857 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose 15.2 % krahasuar me periudhën janar-korrik të vitit 2023.
DPSHTRR risjell në vëmendje që ndalohen reptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën
kërcënim për sigurinë rrugore.
/a.r